Juventusi e nis sezonin e ri në shtëpi kundër Sampdorias së Claudio Ranierit. Kampionët e Italisë zbresin në fushë nesër në mbrëmje (20:45), sfidë që do të sjellë debutimin e Andrea Pirlos në stolin e “Zonjës”, në të njëjtë kohë ndeshja e tij e parë si trajner.
Paulo Dybala është bashkuar me ekipin në stërvitje. Argjentinasi nuk është në formën e tij më të mirë dhe stafi teknik nuk dëshiron ta rrezikojë për sfidën e nesërme. Ndërkohë, është ndalur Alex Sandro.
Mbrojtësi i majtë ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe do detyrohet të qëndrojë minimalisht dy javë jashtë fushave të blerta. Braziliani do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara mjekësore dhe rikthimi i tij parashikohet në mesin e muajit tetor. /abcnews.al