Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të deklaratave të pazakonta që ka bërë kohët e fundit. Së fundmi, reperi që ka kandiduar për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara ka habitur sërish me postimin e fundit që ka bërë në twitter.
42-vjeçari i drejtohet vajzës së tij 7-vjeçare, North me një mesazh shqetësues teksa thotë se “nëse vritem mos i lejo mediat të të thonë se nuk isha një njeri i mirë”.
“North, unë jam duke shkuar në luftë dhe jetën time po e vë në linjë dhe nëse vritem, mos i lejo mediat të të thonë se nuk isha njeri i mirë. Kur njerëzit të mundohet të të heqin nga jeta ime, dije se unë të dua.”, ka shkruar reperi.
Ky reagim i tij vjen pak orë pas aktivizimit të llogarisë së tij në twitter, pasi kompania bllokoi profilin e tij për shkak se publikoi një video duke urinuar mbi çmimin e tij Grammy. Reperi është komentuar shumë dhe për krizën martesore me Kim, pasi ai tregoi disa “sekrete” familjare duke thënë se kishin menduar abortimin e North. xh.d/abcnews.al