PE: Lukashenko nuk duhet të njihet si president i Bjellorusisë, pas nëntorit

schedule22:12 - 18 Shtator, 2020

schedule 22:12 - 18 Shtator, 2020

Parlamenti Evropian ka kërkuar që sanksionet ekonomike të Bashkimit Evropian duhet të vendosen ndaj udhëheqësit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Po ashtu PE ka theksuar se nuk duhet të njihet më si president pas nëntorit, muaj në të cilin i mbaron mandati.

Asambleja e BE votoi 574 pro, 37 kundër dhe 82 abstenime, për të hedhur poshtë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Zgjedhje për të cilat perëndimi i ka cilësuar të manipuluara.

“BE-së i duhet një qasje e re ndaj Bjellorusisë, e cila përshin përfundimin e çdo bashkëpunimi me regjimin e Lukashenko”, u shpreh ligjvënësi i qendrës Lituaneze i BE-së, Petras Austrevicius.

Ndërkohë vota e Parlamentit Evropian  në një farë mënyrë mund të ndikojë në mënyrën se si BE investon në Bjellorusi.

“Sapo të mbarojë mandati për Alexandër Lukashenko në 5 nëntor, parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, tha parlamenti në një deklaratë.

Protestat masive që nga zgjedhjet e gushtit kanë paraqitur “kërcënimin” për Lukashenkon.

Sakaq mbështetja e Moskës është bërë thelbësore për mbijetesën e Lukashenkos si president dhe Kremlini ka akuzuar Perëndimin për kërkimin e një revolucioni në vend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!