Shtrohet në spital Presidenti palestinez Abu Mazen

schedule12:57 - 21 Maj, 2018

schedule 12:57 - 21 Maj, 2018

Për herë të tretë brenda një jave, presidenti palestinez Abu Mazen, është shtruar në spital. Gjithsesi mjekët bënë të ditur për mediat në vend, se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Presidenti palestinez Mahmud Abas është shtruar në spital për herë të tretë Brenda një jave. Lideri 82 vjecar ndodhet në Ramallah, sipas konfirmimit të një funksionari të autoritetit kombëtar palestinez, i cili nuk ka pranuar të japë detaje për gjendjen e tij shëndetësore. Ditët e fundit Abu Mazen – emri tjetër I të cilit, është Abas, iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogëlkirurgjikale në vesh, dhe doli nga spitali disa orë më vonë. Por të premten ai u shtrua sërish në spital sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, VAFA. Abas një nga themeluesit e organizatës al-Fatah, ka qenë kryeministër për një kohë të shkurtër në vitin 2003, për tu zgjedhur më pas si president i Autoritetit Kombëtar të Palestinës në vitin 205. Në spital ai është nënshtruar kontrolleve të shumta mjekësore, ndërsa drejtori i spitalit konfirmoi për mediat se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe shumë shpejt ai mund të dalë. /abcnews.al