Një ndër personazhet më të famshme në botën virtuale Kicja, ishte sot e ftuar në programin ”Abc e Mëngjesit”. Me mbi 100 mijë ndjekës dhe me një trafik mujor vizitash në faqen e saj deri në 9 milion, Kicja është një ndër personazhet më të ndjekura.
Por një situate interesante u krijua në studion e emisionit kur ajo haptazi shprehu pelqimin ndaj moderatorit Alban Musa me të cilin ajo filloi të flirtonte. Me humorin që e karakterizon, moderatori e kaloi këtë situatë me sportivitet duke iu përgjigjur Kices se është i martuar. Nga ana tjetër Kicja nuk hoqi dorë duke pohuar se vajzat në Tiranë preferojnë me shumë burrat e martuar./abcnews.al