Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen nga posti. Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se Zguri i i ka paraqitur shkresën me dorëheqjen nga drejtimi i KQZ Kuvendit të Shqipërisë.
Ky hap i Zgurit vjen vetëm pak javë para përfundimit të mandatit. Ndërkohë që pas disa javësh Kuvendi do të zgjedhë KQZ-në e re.
Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai ishte anëtar i Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve prej 23 vitesh./m.v. abcnews.al