Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shoqëria ushtron presion mbi standardet e bukurisë”, mesazhi i Olta Bokës pas lindjes së vajzës

schedule07:26 - 18 Shtator, 2020

schedule 07:26 - 18 Shtator, 2020

Pak kohë më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Olta solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushes, këngëtarja ka shprehur se ndihet e bekuar, ndërkohë që së fundmi ajo ka ndarë edhe të tjera përjetime personale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Olta shkruan se shoqëria ushtron presion mbi standardet e bukurisë dhe se ndonjëherë e ka vënë në pikëpyetje faktin se do i rikthehet peshës së mëparshme. Më tej, ajo thotë se me kujdesin që tregon ndaj vetes, ka besim se do të rikthehet në formë, ndërsa shton se “nëse kilogramët janë e keqja kokëfortë që erdhi me të mirën e bekimet, mund edhe të qëndrojnë aty përgjithmonë.”

Te kjo foto shoh perëndimin, si dhuratë nga zoti, për të ëmbëlsuar mbylljen e ditës me ngjyrat më të sheqerosura. Shoh karrocën si motivin për të filluar një tjetër ditë të mbushur me ngjyra, por nuk më shpëton nga sytë as vetja. Shoh një version të ndryshuar, patjetër të përmbushur, e me zemrën duke shpërthyer nga kënaqësia, por edhe me disa kg të shtuara kokëfortë për dy muaj.

 

View this post on Instagram

 

Te kjo foto shoh perendimin, si dhurate nga Zoti, per te embelsuar mbylljen e dites me ngjyrat me te sheqerosura. Shoh karrocen si motivin per te filluar nje tjeter dite te mbushur me ngjyra, por nuk me shpeton nga syte as vetja. Shoh nje version te ndryshuar, patjeter te permbushur, e me zemren duke shperthyer nga kenaqesia, por edhe me disa kg te shtuara kokeforta per 2 muaj ? Shoqeria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurise dhe nuk e mohoj qe ndonjehere e kam vene ne diskutim nese do te mundem te rikthehem ne peshen e meparshme. Por une kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinen, kujdesin qe tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik, qe shume shpejt, kg nuk do te jene me nje “shqetesim” per mua. Per momentin zgjodha te shijoj cdo sekonde me te voglen time, sepse e di qe koha kalon shpejt e do te me marre malli per keto momente te pakthyeshme. E nese kilogramet jane e keqja kokeforte qe erdhi me te miren dhe bekimin ??, mund edhe te qendrojne aty pergjithmone ???

A post shared by ???? ???? (@oltabokaofficial) on

Shoqëria, padashur, ushtron presion mbi standartet e bukurisë dhe nuk e mohoj që ndonjëherë e kam vënë në diskutim nëse fo të mundem të rikthehem në peshën e mëparshme. Por unë kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinën, kujdesin që tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik, që shumë shpejt, kg nuk do të jenë më një “shqetësim” për mua.

Për momentin zgjodha të shijoj çdo sekondë me të voglën time, sepse e di që koha kalon shpejt e do të më marrë malli për këto momente të pakthyeshme. E nëse kilogramët janë e keqja kokëfortë që erdhi me të mirën dhe bekimin, mund edhe të qëndrojnë aty përgjithmonë.”, ka shkruar Olta. xh.d/abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!