Vjosa Osmani: Kosova e refuzoi njohjen nga Serbia në Uashington

schedule22:57 - 17 Shtator, 2020

schedule 22:57 - 17 Shtator, 2020

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani u shpreh sot se kryeministri Avdullah Hoti e humbi mundësinë në Uashington për njohje reciproke me Serbinë. Osmani tha se Shtëpia e Bardhë e ofroi një dokument për të nënshkruar nga Serbia në të cilën ishte njohja reciproke mirëpo sipas saj Kosova ka hequr dorë.

Unë besoj që pritshmëritë i ka rritur vet qeveria, e ka thënë edhe këtu edhe çdo kund tjetër që pikërisht këtë rezultat duhet të pritnim (njohjen reciproke). E vërteta është që e ofroi këtë Shtëpia e Bardhë, ua vendosi përpara Kosovës dhe Serbisë, ku Kosova ishte e njohur si Republikë e Kosovës. Unë po pajtohem se është abuzuar me atë paragrafin e 10 ku i bazohet pakicave, por Shtëpia e Bardhë e ofroi një dokument për të nënshkruar edhe nga Serbia. Ajo ka qenë njohja reciproke, nga ajo nuk është dashur të hiqet dorë”, tha Osmani.

Ndërkaq për Asociacionin, Kryetarja e Kuvendit tha se në vitin 2013 dhe 2015 PDK-ja dhe LDK-ja kanë qenë bashkë rreth tij teksa theksoi se kjo është një meritë e përbashkët e tyre. “Për mua është interesante ky zhvillimi i dy-tri ditëve të fundit. Kjo loja e ping-pongut mes LDK-së dhe PDK-së se kush e ka bërë Asociacionin. E vërteta është se edhe në 2013 edhe në 2015 keni qenë bashkë rreth Asociacionit…2013 ju e përkrahet PDK-në se kurrë nuk i kish bo dy të tretat e votave, bile bile prej opozitës e 2015 Hashim Thaçi i rrinte pip në këmbë Isa Mustafës derisa ai i nënshkruante parimet për Asociacionin. Bashkë atëherë e bashkë në 2013, pra asociacioni është një meritë e përbashkët, por kjo nuk do thotë që ne sot nuk do të kemi kujdesin e nevojshëm për të parandaluar një synim që ai të rinegocohet prapë”, tha ajo./ Abcnews.al