Kosova do t’i japë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump “çmimin” më të lartë për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, përcjell abcnews.al
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër të parë nga Reuters, informoi presidentin Trump se ai do të marrë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë.
Ndërsa, dy ndihmësit e Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.
Si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, pjesë të ish Jugosllavisë, ranë dakord të punojnë në lidhjet ekonomike, por lanë pezull lëvizjen për normalizimin politik.
Në letrën drejtuar Trump, duke shprehur “mirënjohjen e tij të thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi ftoi presidentin amerikan që të vizitojë Kosovën. s.b/abcnews.al/