Doktoreshë Ada, mes lotësh gjen forcën të surprizojë babain e shtruar në spital

schedule21:15 - 17 Shtator, 2020

schedule 21:15 - 17 Shtator, 2020

Ndërsa situata e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësuese, ka edhe momente që të mbushin me shpresë. Një ndër to është edhe rasti i doktoreshës reanimatore, Dr. Ada e cila ka surprizuar babain e saj në 60-vjetorin e lindjes.

Babai i doktoreshës është shtuar në spital, por mes lotëve ajo gjeti forcën për ta surprizuar.

Këtë moment e ka ndarë në rrjetin social “Facebook” shefja e Infektivit, Najada Çomo, ndërsa shkruan: “E bukur, në ditët tona. Babai i doktoreshës Reanimatore Adës, u bë 60 vjeç duke qenë i shtruar në Spital. Disi më mirë dhe Ada midis lotëve, e gjeti forcën të gëzonte babanë e saj. Je vajzë e shkëlqyer Dr Ada. Vite të shëndetshme i urojmë”.

https://www.facebook.com/najada.como.7/posts/178488470449041

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!