Artan Hoxha për operacionin ndërkombëtar: Më në fund diçka po lëviz

schedule13:08 - 17 Shtator, 2020

schedule 13:08 - 17 Shtator, 2020

“Më në fund diçka po lëviz”. Kështu e ka vlerësuar gazetari i Abc News Artan Hoxha operacionin e fundit dnërkombëtar mes shteteve, Spanjë, Hollandë, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Shqipëri.

Mes të arrestuarve pesë prej tyre janë vënë në pranga në Shëipëri, ndërsa 5 të tjerë janë ndaluar jashtë vendit.

Po ashtu është arrestuar edhe Denis Matoshi(Eldi Dizdari) në emër i njohur në Shqipëri.

LEXO EDHE: Shkatërrimi i kartelit ndërkombëtar të drogës, pesë shqiptarë të arrestuar jashtë vendit

Postimi i plotë nga Artan Hoxha:

ME NE FUND DIÇKA PO LEVIZ…

Nje superoperacion nderkombetare kunder boseve te trafikut te kokaines, eshte ne vijim e siper ne Spanje, Hollande, Belgjike, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne Shqiperi..

Goditet nje organizate kriminale gjigande e shtrire ne tre kontinente, Amerika e Jugut, Europe, Azi…

Objekt i operacionit, linja e madhe nderkombetare e trafikut te kokaines qe nisej nga Ekuadori, zbarkonte ne Europe, dhe milionat e eurove investoheshin ne Shqiperi dhe ne Dubai…

Deri tani 20 te arrestuar, Ne Dubai eshte arrestuar Denis Matoshi(Eldi Dizdari) nje emer i njohur ne Shqiperi.

Nderkohe 5 prej urdherarresteve jane leshuar dhe po ekzekutohen ne qytetin e Vlores, ku eshte synuar goditja e nje grupi personash me lidhje te forta me Ekuadorin.

Aksioni ka nisur mbremjen e djeshme dhe ka vazhduar gjate mengjesit te se enjtes.

Arrestimi i pjestareve te kesaj organizate nderkombetare eshte bere ne kuader “te grupit te strukturuar kriminal”, pasi akuzohen se kane trafikuar drejt tregut europian, tonelata te tera kokaine me origjine nga Ekuadori.

Nga grupi hetimor thuhet se, pjese e kesaj organizate nderkombetare, dyshohet se eshte edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos ne Ekuador qe nga 24 qershori i vitit 2014-te.

20 personat e arrestuar janë kapur respektivisht, në Itali 5 te arrestuar, në Holandë 2 te arrestuar, në Gjermani 2 te arrestuar, në Greqi 2 te arrestuar, në Rumani dhe në Spanjë nga 1 te arrestuar, në Shqiperi 5 te arrestuar dhe 1 i arrestuar në Dubai.

Ky aksion pason arrestimet e meparshme te 84 anëtarëve të kesaj organizate kriminale, në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

Gjate hetimit jane sekuestruar 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!