Mbyllën bizneset dhe ikën në Dubai, si u arrestua për kokainë burri i miss-it shqiptar Suada Sherifi

schedule11:17 - 17 Shtator, 2020

schedule 11:17 - 17 Shtator, 2020

Ditën e sotme ka rënë në pranga në Dubai Denis Matoshi i njohur ndryshe si Eldi Dizdari. Ai është arrestuar për shkak të  një operacioni ndërkombëtar të drogës, i cili është  finalizuar në disa shtete.

Mediat italiane raportojnë se grupit të drejtuar prej shqiptarëve i janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në shtetet e Europës.

Në pranga janë vënë tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit.

LEXO EDHE:  Super operacioni, kush është “bosi” shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai

Sakaq, Dizdari nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka qenë shpesh në qendër qendër të mediave rozë për shkak të bashkëshortes së tij, ish-missit Suada Sherifi.

Ata janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë sëbashku një vajzë të vogël. Mirëpo, prej disa kohësh e gjithë familja është shpërngulur në Dubai. Në këtë mënyrë, Suada është detyruar të mbyllë edhe bizneset e saj në Tiranë, siç ishte ajo e një qendre tregtare në qendër të Tiranës, shkruan abcnews.al.

Ndërkohë ish-missi gjatë kësaj periudhe i ka mbyllur të gjitha kontaktet me publikun, pasi edhe profilin në Instagram e ka kthyer në privat dhe me shumë pak ndjekësa.

Ngjarja e ish-Bllokut nuk kaloi me kaq, pasi një tjetër vajzë e njohur ishte në qendër të saj.  Ish-missi shqiptar Suada Sherifi u vendos në bashkëshortit të saj Eldi Dizdari.

Dizdari njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para më shumë se një viti në Durrës.

l.k/ abcnews.al