Volvo ka njoftuar tërheqjen nga tregu të 1.070 automjeteve të modelit XC60. Modeli i vitit prodhim i vitit 2018. Shkak për këtë është bërë një problem në pastrueset e xhamave, të cilat sipas sekretarit të Përgjithshëm të kompanisë, nuk janë montuar siç duhet.
Ky problem mund të shkaktojë zhurmë të pazakontë nëse fshirësja bie në kontakt me xhamin, duke zvogëluar gjithashtu dhe efikasitetin e pastrimit. Sipas kompanisë, nuk është raportuar asnjë aksident lidhur me këtë problem.
Zotëruesit e automjeteve do të njoftohen për t’ju drejtuar Riparimit të Autorizuar të automjeteve Volvo në Greqi për rregullimin e tyre pa kosto financiare. xh.d/abcnews.al