Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçla ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.
Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ajo thekson se vatrat e zjarreve kanë prekur 8 qarqe në vend, ndërsa thekson se dora e njeriut mbetet shkaktare për zjarr vënien.
“Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës, por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare”, shkruan Xhaçka.
Po ashtu Xhaçka bën me dije se në terren janë vendosur dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve.
Statusi:
Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga termperaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyja e kullota në 8 qarqe të vendit.
Dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që fatmirësisht nuk kanë cënuar sigurinë e banorëve në këto zona.
Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete.
Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës, por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare.
https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3238190252883339
/abcnews.al/