Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për mediat angleze sa i takon të ardhmes së tij, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet. “Largimi im nga Liverpool? Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje. Nuk kam dëgjuar asnjeri që ta pyesë Guardiolën për këtë, por kontrata e tij skadon vitin tjetër. Unë kam edhe katër vite, që duket si një përjetësi në futboll.
Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Mendoj se pas katër vitesh do të jem duke menduar nëse do të rinovoj apo jo. Nëse nuk rinovoj, do të shkoj me pushime.
Kur të largohem nga Liverpooli, nuk do të gjej një punë tjetër menjëherë. Kjo është e sigurt. Do të qëndroj pushim një vit pas Liverpoolit”, u shpreh trajneri gjerman./abcnews.al