Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Kopaçez, në Delvinë.
Zjarri vijon prej disa orësh, i favorizuar edhe nga erërat e forta.
Banorët dhe Shërbimi Zjarrfikës po përpiqen të vendosin flakët nën kontroll.
Zjarret kanë përfshirë edhe fshatin Nivicë, në Himarë, atje ku situata vazhdon të agravohet që nga mëngjesi.
Banorët kërkojnë ndihmën e një helikopteri për shuarjen e flakëve, teksa zjarrfikësja ka mbërritur 2 orë me vonesë./abcnews.al