Montpellier fitoi 2-1 në shtëpi ndal Lyon mbrëmjen e kaluar. Teji Savanier i dhuroi tre pikët ekipit të tij me dygolëshin e realizuar, ndërsa rrjeta e Memphis Depay nuk i shërbeu miqve.
Dy penallti, po kaq kartonë të kuq dhe një rast flagrant i humbur u regjistruan në sfidën e javës së tretë në Ligue 1. Ishte minuta e 24-t, rezultati nuk ishte zhbllokuar akoma dhe Andy Delort kishte një shans të artë.
Sulmuesi algjerian goditi me kokë pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë, portieri Anthony Lopes i Lyon priti topin, që u rikthye sërish te 28-vjeçari Delort.
Ky i fundit e kishte tmerrësisht të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë, por, për çudinë e të gjithëve, gabon duke e nxjerrë topin jashtë! Për të mirë, Montpellier realizoi dy gola më pas dhe ia doli të siguronte tre pikët. /abcnews.al