Kukësi, Laçi dhe Teuta do të luajnë ndeshjet e raundit të dytë të Europa League ditën e nesërme. Rregullat anti-Covid janë të qarta dhe pjesëtarët e tre klubeve shqiptare i janë nënshtruar tamponëve.
Te Laçi kanë dalë të gjithë negativë, teksa nuk ka të infektuar as në kampin verilindor. “Klubi i Kukësit njofton opinionin se sot janë marrë përgjigjet e testit të dytë që u zhvillua ditën e djeshme!
FATMIRËSISHT, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV! Ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativ në test! Skuadra do të zhvillojë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe konferencën e shtypit!
Ndeshja ndaj Wolfsburg do të zhvillohet të enjten në “Air Albania Stadium”, nga ora 20:00“, lexohet në komunikatën e Kukësit. Tani priten përgjigjet te Teuta, me shpresën që në klubin bregdetar të mos ketë asnjë rast pozitiv. /abcnews.al