Shpërthejnë moderatoret e njohura: Mos gënjeni për kilet, tregoni të vërtetën, e dimë!

schedule18:27 - 15 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 15 Shtator, 2020

Dy moderatoret Katerina Trungu dhe Dajana Shabani kanë ndarë eksperiencat e tyre të mëmësisë, duke treguar emocionet e para dhe mënyrën se si jeta e tyre ndryshoi me ardhjen në jetë të fëmijëve.

Moderatori Ermal Peçi i pyeti gjatë bisedës edhe për diskutimin që haset shpesh online për kilet e humbura apo trumbetimin për një trup perfekt.

Vajzat theksuan se të dyja  kanë shtuar nga 25 kilogramë e më shumë, pas lindjes.

Katerina Trungu: Kam ndryshuar shum në çdo aspekt të mundshëm, ka qenë dhe fatsjellës. Unë e kam ndjerë presionin  e peshës pas shtatzanisë. Shtova shumë! Shtova gati 25 kilogramë nga shtatzania dhe e kisha shumë të vështirë.

Ndërkohë Dajana, e njohur për të folurin plot sinqeritet deklaroi se personazhet duhet të thonë të vërtetën që të gjithë dimë.

Dajana Shabani: Tani flasim për Liposuction, të gjithë e dimë që shumë personazhe kanë bërë ndërhyrje dhe shiten sikur po flenë në palestër. Gjëja e bërë duket e bërë, hiqni dorë, sepse nuk ka asnjë lloj problem të thuash që “unë e kam defekt këtë gjë dhe do ta bëj”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!