Drejtuesja e politike e qarkut Lezhë dhe ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ftuar në studion e “ABC News” foli për situatën e arsimin dhe ndryshimet që janë bërë se fundmi.
Gjatë intervistës me gazetarin Endi Xhafo, komentoi edhe lëvizjet që u ndërmorën në Ministrinë e Arsimit.
Largimin nga posti të ish-ministres Besa Shahini, nuk e sheh shqetësues, por thekson se Shahini arriti me shumë përgjegjësi të përfaqësonte Ministrinë e Arsimit.
Gjithashtu Nikolla shton se largimi i Shahinit nuk duhet të sjellë kritika, pasi qeverisja është një program dhe jo një fushë-betejë.
Sakaq e pyetur nga gazetari Endri Xhafo për mënyrën se si u largua nga posti, Nikolla tha se ndoshta ishte koha për një energji të re.
“Arsyet ishin sheshit, kujtojmë që ishte një protestë studentore, që adresoi disa problematika”, shprehet ajo.
Pasi kujtojmë që u zhvilluan protesta nga studentët, siç edhe shtoi vetë Nikolla, që në atë kohë u përball me shumë problematika.
Pjesa nga intervista:
Do të kishit dashur të ishit ministre?
Nikolla: Nuk di të them a do të kisha dashur të isha, por edhe mund të kisha dashur. Vështirësitë janë të shumta. Ajo që është më rëndësi është se unë ndihem shumë pranë. Për 5 vite pata nderin të administroja. Nuk jam shkëputur, për të dhënë mendim dhe këshilla.
Gjatë kësaj kohë ju kanë kërkuar këshilla, kush? Besa vetë ju ka kërkuar këshilla?
Nikolla: Kemi komunikuar, në momente të caktuara ajo ka telefonuar.
Si i keni pasur marrëdhëniet kur ishte zv. ministrja juaj?
Nikolla: Ka shumë aludime, por bashkëpunimi me Besën ka qenë shumë i mirë. Kam qenë me fat që edhe një përfaqësuese nga Kosova me projekte të caktuara ka qenë një zë i cili është dëgjuar.
Ja u komunikoi kryeministri arsyen e largimit?
Nikolla: Arsyet ishin sheshit, kujtojmë që ishte një protestë studentore që adresoi disa problematika.
Domethënë,- ju ishit koke turku?!
Nikolla: Jo… nuk e thashë këtë.
Ishin disa situata problematika dhe ai institucion kërkonte energji të re. Ndoshta kishte ardhur momenti për një energji të re.
Më duhet të them që Besës, iu desh jo vetëm të përshtatej me një mentalitet tjetër, por ana tjetër, drejtoi sektorin e arsimit në momentet të vështira, në situatën e tërmetit, që kërkonte një përgjegjësi ndryshe. Unë besoj që Besa ka punuar me shumë përgjegjshmëri dhe ka bërë më të mirën.
Përse nuk i shkoi deri në fund mandatit?
Nikolla: Besoj që këto pyetje duhet t’ja bëni Besës.
Jam e prirur të besoj atë që Besa bëri publike. Edhe në komunikimin që kam pasur me Besën, të njëjtën përgjigje kam marrë.
A është një dështim, kur ti i thua që unë nuk do të marr pjesë në betejën e 25 prillit?
Nikolla: Personi në fjalë e pa të arsyeshme që nuk do të jetë pjesë e fushatës së ardhshme. Ka problematika që lidhen me familjen… Unë them që ky nuk është moment për tu kritikuar.
Më çfarë karte qeverisëse do të shkoni përpara elektoratit?
Nikolla: Nuk është një betejë që ka marrë pushkën, qeverisja është një program. Unë nuk Besoj që Besa dhe përfaqësues të tjerë që u bënë pjesë e qeverisë nuk kanë çuar përpara programin.
Edhe unë edhe Ditmiri jemi anëtarë të PS. Nuk ka ikje dhe rikthime, ne kemi qenë aty. Unë u largova nga qarku Lezhë për të marrë një detyrë si sekretare e burimeve njerëzorë. Nuk ka asnjë gjë të keqe kur një skuadër riformaton energjitë.
Ju nuk e dinit më parë?
Nikolla: Jo nuk e dija, por kjo nuk ka rëndësi.