YouTube po përgatitet të lançojë formatin e videove me metrazh të shkurtër, i cili ngjan plotësisht me TikTok. Të quajtur YouTube Shorts, videot 15 sekondëshe realizohen përmes smartfonit.
Përdoruesit mund të bashkojnë disa video klipe të bashku, t’i regjistrojnë me muzikë në sfond apo të ndryshojnë edhe shpejtësinë e tyre të luajtjes.
Në ditët në vijim pritet të lançohet versioni i parë beta i Shorts në Indi. Ndërsa nuk ka ende asnjë informacion që na lë të kuptojmë se kur këto video do të jenë të disponueshme edhe për vendet e tjera të botës. l.k/abcnews.al