Manchester United nuk e ka ndërmend të shpenzojë 120 milion euro për Jadon Sancho. Borussia Dortmund rezistoi, duke mos e ulur çmimin e anglezit të talentuar. Në këtë periudhë pandemie “Djajtë e Kuq” nuk janë gati të bëjnë shpenzime të çmendura.
Me Sancho tashmë një mision të pamundur, te United po mendojnë një skenar të bujshëm. “The Sun” shkruan se drejt Manchesterit mund të fluturojë Gareth Bale, i cili te Real Madrid nuk është i lumtur dhe do të donte të kishte minuta.
United ia garanton dhe e sheh të rëndësishme eksperiencën e një lojtari si Bale në Champions League. Synimi është që sulmuesi nga Uellsi të rikthehet në Premier League në huazim për një vit, me opsion që bashkëpunimi të zgjatet edhe një vit tjetër.
Reali kërkon të mos paguajë më për Bale, por ka vullnetin që edhe t’ia paguajë një pjesë të pagës. Sulmuesi përfiton 30 milion euro në sezon dhe normalisht në Spanjë duan të kursejnë sa më shumë dhe transferimi i tij në një ekip tjetër është shumë me leverdi për klubin e Florentino Perez. /abcnews.al