Justin dhe Hailey Bieber kanë festuar dy vjetorin e martesës. Çifti i njohur ndau disa fotografi në rrjete sociale të përvjetorit të dytë të martesës, të cilin e përkujtuan me një piknik.
Këngëtari publikoi një video të partneres së tij, duke kënduar këngën “Never Call Me”, krahas së cilës shkroi: “2 vite sot”. Ndërkohë, Hailey ndau me fansat disa imazhe nga pikniku i organizuar.
Ndërkohë, ndërsa kanë bërë dy vite së bashku, dyshja ka vendosur të blejë një shtëpi të re në Beverly Hills. Kjo blerje i ka kushtuar çiftit 26 milionë dollarë, e cila ndodhet në një zonë të mbyllur në Beverly Park.
Kujtojmë që dyshja lidhi kurorë në fshehtësi të plotë në shtator të vitit 2018 pasi u fejuan në Korrik. Një vit më vonë ata organizuan një ceremoni madhështore me familjarët dhe miqtë e tyre. xh.d/abcnews.al

