Prokuroria thërret sërish zyrtarët e PD-së për audiopërgjimin

schedule11:50 - 18 Maj, 2018

schedule 11:50 - 18 Maj, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur të hënën në orën 10.00 dy deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe ekspertin ligjor Gazmend Bardhi.

Ata do të merren në pyetje në cilësinë e personave që kane dijeni në lidhje me audiopërgjimin e publikuar nga selia blu disa ditë më parë, të një bisede të pretenduar mes Agron Xhafajt dhe nje bashkëpunëtori, Albert Veliu. Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi fletë–thirrje të reja në selinë blu për këta 3 zyrtarë, pasi ata nuk u paraqitën dje në organin e akuzës, për shkak të angazhimit parlamentar.

Dje, kësaj çështjeje iu shtua edhe një zhvillim i ri. PD publikoi një intervistë me të ashtuquajturin “bashkëpunëtori X”, i cili pranon se është ai personi që bashkëbisedon me Agron Xhafaj në përgjimin e bërë publik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!