Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Naftëtarët në Ballsh sërish në protestë: Kryeministri të vijë mos shkruajë në portale

schedule10:40 - 15 Shtator, 2020

schedule 10:40 - 15 Shtator, 2020

Naftëtarët kanë vijuar me protestën e tyre përpara hyrjes së rafinerisë së Ballshit. Burime për Abc News bëjnë me dije se në ndryshim nga një ditë më parë në ambjentet e uzinës nuk ka forca policie.

Naftëtarët kanë thënë se po zhvillojnë sot një protestë paqësore, ndërsa presin një përgjigje nga kryeministri Rama.

Ndër të tjera naftëtarët kanë thënë se shteti duhet të vërë dorë mbi uzinën.

Një nga protestuesit shprehet se deri më tani kanë 14 paga të pa marra, dhe theksojnë se nuk i njohin firmat e shumta që janë ndryshuar deri më tani.

Një tjetër banor  shprehet se kryeministri Rama nuk mund të flasë në portale por duhet të shkojë dhe të japë përgjigje para tyre.

Kryeministri erdhi vetë këtu dhe premtoi në prezencë tonë për të na dhënë pronarit, por deri më tani asgjë. Ku janë paratë tona, ku janë sigurimet tona prej 18 muajsh. Ish ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri nuk i  mbajtën siguracionet kur kaloj në bankë paga. Për ne askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, i vetmi institucion që ka ngelur është SPAK, që duket se dhe ky do të kthehet në kapak. Shkruan kryeministri në portale nuk është zyrtare një gjë e tillë duhet të vijë këtu dhe të na japë shpjegime”, është shprehur një naftëtar. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!