Përdorimi i maskave, dorezave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse gjatë kësaj pandemie, ka pasur një impakt aspak të mirë në natyrë.
Sipas një raporti, të paktën 194 miliard maska njëpërdorimshme dhe doreza përdoren globalisht çdo muaj, shkruan abcnews.al
Për këtë arsye, një kompani në Francë ka gjetur një zgjidhje unike për të reduktuar sasinë e plastikës që hidhet çdo ditë në kosha, duke prodhuar një maskë të bërë nga kërpi.
Frédéric Roure, themeluesi i Géochanvre, u shpreh për Reuters se maskat e kësaj kompanie janë tërësisht të dekompozueshme, ndërsa lidhësja elastike është e riciklueshme.
“Hidhe kërpin në tokë dhe pas 3-6 muajsh, nuk mbetet më asgjë. Është ushqim për krimbat e tokës,” tha ai.
Rreth 1.5 milion nga maskat, të cilat kushtojnë 1 € secila, janë shitur në të gjithë botën, sipas agjencisë së lajmeve. s.b/ abcnews.al/