Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, është shumë pranë largimit nga zikaltrit. Uruguaiani me shumë mundësi do të kalojë në radhët e Cagliarit në ditët e ardhshme, ku pritet dhe oferta zyrtare nga klubi italian.
Sipas raportimit të “La Republicca”, drejtuesit e Interit nuk po humbasin fare kohë dhe e kanë gati zëvendësuesin e Godinit. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin e Manchester Cityt, Nicolas Otamendi.
Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, e shikon argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Godin dhe tashmë ka filluar negociatat me klubin anglez. Interi nuk është i vetëm në garë për shërbimet e Otamendit, pasi edhe Lazio ka shfaqur interes për 32-vjeçarin. /abcnews.al