Virologia kineze: Covid-19 u krijua në një laborator, Pekini e dinte por fshehu të vërtetën

schedule14:21 - 14 Shtator, 2020

schedule 14:21 - 14 Shtator, 2020

“Koronavirusi u krijua në një laborator në Wuhan. Ky është denoncimi i virologes kineze Li-Meng Yan, e cila ka punuar në ‘Hong Kong School of Public Health’.

Kjo është një akuzë mjaft e rëndë kundër qeverisë kineze. Sipas virologes, Pekini ishte ne dijeni të origjinës së epidemisë dhe i fshehu botës kërcënimin e madh. Përmes një interviste për median britanike virologia ka deklaruar se qeveria kineze i ka zhdukur të gjitha informacionet e saj nga skedarët zyrtarë. Sipas saj, pretendimet se virusi është zbuluar në një treg ushqimor në Wuhan janë mashtrime për të mbuluar origjinën e vërtetë.

 

“Të gjithë, edhe ata që nuk janë shkencëtarë dhe nuk kanë njohuri të biologjisë, do të jenë në gjendje t’i kuptojnë ato”, tha ajo.

Li-Meng Yan pohon se koronavirusi është prodhuar në një laborator në Wuhan dhe se do të ofrojë prova për këtë deklaratë të fortë që ka bërë. Mirëpo autoritetet kineze kanë mohuar kategorikisht deklaratat e saj.

Kjo nuk është hera e parë që virologia e njohur kineze hedh akuza të forta ndaj autoriteteve kineze. Dhe në muajin korrik ajo ka treguar që Pekini ishte i vetëdijshëm për potencialin vdekjeprurës të Covid-19, por autoritetet e fshehin nga bota nga frika e trazirave.

Për më tepër, virologia theksoi se një koleg i saj kishte njohuri për rastet e infeksionit nga njeriu në njeri që nga 31 dhjetori. Prej kohësh, Kina është akuzuar nga shumë shtete, duke thënë  Pekini ka fshehur përhapjen e virusit në ditët e para. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!