Një lajm i ri vjen nga bota e modës. Ngjyra më “In” e momentit do të mbesë e tillë edhe për disa sezone të tjerë.
Bëhet fjalë për të verdhën e zbehtë, pastel, e cila ndryshe po quhet si ngjyra gjalpë, pasi ngjason shumë me ushqimin e shijshëm.
Markat Bottega Veneta, Marc Jacobs dhe Miu Miu duket se po fillojnë trendin, pasi po përfshijnë mijëra veshje ngjyrë gjalpë në pistën e tyre. Ndërkohë edhe personazhet e njohur gjithashtu po i bashkohen trendit të ngjyrës pastel, duke u shfaqur gjithmonë e më shumë të veshur me të në publik.
Më poshtë gjeni disa ide dhe pamje se si duket trendi:
l.k/abcnews.al