EMRAT/Vrasje dhe trafik narkotikesh, OFL zbarkon në Vlorë dhe Durrës

schedule12:36 - 14 Shtator, 2020

schedule 12:36 - 14 Shtator, 2020

Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur në Vlorë dhe në Durrës ku u ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë tre të dënuare për trafik drogë dhe për vrasje.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 të dënuarve mes tyre një i dënuar për vrasje.

Alket Zeneli, banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Durjan Guza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marjel Firza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Firza ish- kreu i Bandës së Durrësit, i dënuar për vrasje njihet ndryshe si njeriu i Lul Berishës.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A.Z., banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

D.G., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M.F., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!