Yjet shpenzojnë shumë marramendëse për një paraqitje sa më mbresëlënëse. Megjithatë, pak njerëz i dinë shpenzimet e çmendura që i kanë lejuar vetes gjatë karrierës së tyre. Beyonce ka një kostum të mbuluar me ar, ndërsa Johnny Depp zotëron një ishull privat.
Çfarë kanë të përbashkët këto emra të mëdhenj të industrisë muzikore dhe kinematografike botërore? Shumat marramendëse që kanë shpenzuar për veten e tyre.
Beyonce
Beyoncé është një ndër personazhet më të dashur në botë, dhe për pasojë nuk kursehet kur bëhet fjalë për pamjen e saj. Në vitin 2017, këngëtarja kapërceu të gjitha kufijtë, duke dalë në skenën e Bet Awards me një kostum Balenciaga prej ari të pastër. Çmimi? 90,000 euro.
Lady Gaga
Lady Gaga është mbretëresha e çudive, por përtej pamjes origjinale që shpesh shfaq në publik, ajo gjithashtu ka një pasion për aksesorët shumë të veçantë. Shpesh ajo është shprehur se përndiqej nga një fantazmë me emrin Ryan dhe për të treguar praninë e tij, ajo bleu një detektor të frekuencës elektromagnetike. Çmimi i saj? 43,000 euro.
Kim Basinger
Në vitin 1989 ajo bleu një qytet të tërë, ose Braselton në Gjeorgji, që i kushtoi asaj 17 milion euro. Qëllimi ishte ta shndërronte atë në një studio të madhe filmi por pas dështimit, e shiti atë për 836,000 euro, në mënyrë që të mos rrezikonte falimentimin.
Johnny Depp
Mallrat e tij luksozë tregojnë se Johnny Depp nuk kursen asgjë. Një nga blerjet më të çmendura të tij është një ishull privat në Bahamas, një jaht 16 milion euro dhe verëra të panumërta, për të cilat ai mund të shpenzojë edhe më shumë se 27,000 euro në një muaj.
Victoria Beckham
Pasioni më i madh i Victoria Beckham është padyshim moda dhe, pavarësisht se ka themeluar një markë veshjesh, i pëlqen të shpenzojë për blerje të çmendura. Në shtëpi ajo zotëron një koleksion të çantave Hermès Birkin me vlerë mbi 2 milion euro, një ëndërr e madhe për të apasionuarit pas modës.
Kim Kardashian
Kim Kardashian ka qenë gjithmonë e njohur për blerjet e saj luksoze. Detaji që pak njerëz e dinë është se në shtëpi ka një banjë të mbuluar me ar të pastër që kap vlerën e 750,000 eurove. xh.d/abcnews.al