Tirana kërkon të fitojë sërish titullin kampion, por edhe të kapë grupet e Europa League. Ky objektiv është një finale larg dhe në kampin bardheblu po mundohen të përforcojnë ekipin me elementë cilësorë.
Dy emra të bujshëm kanë dalë në skenë sot. E përditshmja sportive “Panorama Sport” raporton se Tirana po tenton të afrojë në ekip Kristal Abazajn dhe Vasil Shkurtajn, të dy pjesë e Kukësit sezonin e shkuar.
Për anësorin e krahut të djathtë, i cili edhe e ka shprehur se është tifoz i bardhebluve, te Tirana presin një përgjigje nga Anderlecht për çështjen e pagës. Kampionët nuk mund t’ia paguajnë të plotë, 20 mijë euro në muaj.
Në kryeqytet duan huazimin e tij dhe një pjesë të pagës t’ia paguajë klubi belg, sikurse bëri një vit më parë me Kukësin. Sa i takon Shkurtajt, ai është lojtar i lirë dhe Tirana i është rikthyer kësaj piste.
Ngoo ka lënë boshllëk në majë të sulmit dhe deri më tani asnjë nga afrimet nuk e zëvendëson gjigantin anglez. Shkurtaj do ishte lojtari ideal për sulmin e Tiranës, pasi e njeh kampionatin dhe garanton gola. / abcnews.al