Monaco mori fitoren e dytë në Ligue 1 pas tre javëve të para, si dhe kanë marrë një barazim, duke numëruar 7 pikë pas tre ndeshjes. Sot, ekipi i Principatës mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Nantes.
Golat e fitores për ekipin bardhekuq u shënuan nga Diop dhe Guebbels, ndërsa goli i vetëm për miqtë u realizua nga Blas. Kjo sfidë, ishte shumë e rëndësishme për mesfushorin e njohur, Cesc Fabregas.
Spanjolli luajti ndeshjen e tij të 800-të në karrierë dhe fitorja i ka shijuar dyfish. Duket se Monaco këtë sezon do të luftojë për vendet e para në tabelë, duke iu larguar sezoneve mediokre që ka bërë vitet e fundit./abcnews.al
ENHORABUENA @cesc4official!!! 800 partidos oficiales en el fútbol profesional no se cumplen todos los días!!!
303 Arsenal
151 Barcelona
198 Chelsea
38 Monaco (titular hoy y ya gana 1-0)
110 España pic.twitter.com/kveUtdATbW— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) September 13, 2020