VIDEO/ “Xhamadani vija-vija” dhe tallava, prezantimet te Kukësi shkaktojnë të qeshura

schedule23:13 - 12 Shtator, 2020

schedule 23:13 - 12 Shtator, 2020

Tradita mbetet traditë dhe në futboll, ekziston një e tillë, madje shumë e veçantë. Çdo futbollist kur afrohet në klub si lojtar i ri, duhet të këndojë një këngë, para gjithë skuadrës. Kështu ka ndodhur dhe te Kukësi, me tre afrimet e fundit: Altin Bytyçi, Entonjo Elezaj dhe Besir Demiri.

“Tradita e këngës ka vazhduar edhe mbrëmjen e sotme! Dy futbollistët e afruar ditët e fundit, Altin Bytyçi dhe Entonjo Elezaj janë prezantuar para futbollistëve me këngë. Këngët kanë sjellë jo pak të qeshura te ekipi, teksa radhën për prezantim e ka Besir Demiri”, shkruhej në faqen e Kukësit./abcnews.al

https://www.facebook.com/313559492122738/posts/2341669672645033/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!