Gala Aliaj është tashmë jo vetëm një emër i njohur për shqiptarët dhe belgët, por i ka shtuar të gjithëve krenarinë.
LEXO EDHE: Bëri krenarë gjithë shqiptarët, dy performancat e Gala Aliajt që e shpallën fituese në Belgjikë
Mbrëmjen e djeshme, ajo kurorëzoi eksperiencën e saj në “The voice Kids” në Belgjikë, ku u shpall fituese.
Mirëpo, një lajm tjetër i bukur vjen nga vajza e artistit Robert Aliaj. Vetëm pak orë pas fitores, ajo ka lançuar këngën e saj të parë. “Contagious” është krijimi që vjen nën emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music.
Kënga në gjuhën angleze nuk është publikuar ende në Youtube, por mund ta gjeni në platformat e tjera të muzikës.
Titulli në shqip do të thotë “ngjitës/infektues” dhe mesa duket e tillë është dashuria për Galën. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CFB3X3lAHNc/?utm_source=ig_web_copy_link


