“Goji berry”, tashme edhe në Mat: Manat e kuq që të zgjasin jetën

schedule11:51 - 12 Shtator, 2020

schedule 11:51 - 12 Shtator, 2020

Fermeri Gani Ahmeti nga fshati Komsi i Matit ka mbjellë në tokën e tij 800 rrënjë Goji Berry.

Një frut medicinal, i ngjashëm me frutin e thanës. Para se ta mbillte fermeri tregon së është njohur me vlerat e larta ushqyese dhe shëndetësore që përmban ky frut.

“Ka veti shumë të mira për organizimin e njeriut. Amerikanët e kanë caktuar si mrekullia e shekullit, gjermanët i thonë diamanti i kuq, në vendet aziatike i thonë fara e lumturisë.”

Fillimisht  e mbolli për nevoja familjare, e më pas për ta shpërndare atë në tregun e huaj.

“Është një farmaci në familje, me gjithë këto veti që ka.”

Por si mund të konsumohet ky frut?

“Ka një përdorim të gjerë. Hahet si frut, gatuhet me mish pule, të derrit, me pilafin, plus frutit i hahet dhe gjethja. Sallata, gjethja i ruhet për çaj. Ky frut bën mrekulli në rupin e njeriut. Ka 21 minerale të nevojshme për trupin e njeriut,” shpjegon Gani Ahmeti.

Manat Goji kanë edhe vlera në përmirësimin e shëndetit të syve. Këto kokrra të kuqe forcojnë sistemin imunitar, aktivitetin e trurit, luftojnë sëmundjet e zemrës, kancerit dhe të zgjasin jetën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!