Rinovimi me Gigio Donnarumma është misioni i radhës për Milanin. Në Itali ka pasur lajme të ndryshme ditët e fundit, madje që raportonin se Mino Raiola kërkonte 10 milion euro pagë për klientin e tij. Tre më shumë se kuqezinjtë janë gati të ofrojnë dhe që e bëjnë rinovimin të vështirë.
Gjithsesi mbrëmjen e djeshme ka qenë eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, ai që ka folur në “Sky Calciomercato L’Originale”. Italiani është shprehur se pas rinovimit të Ibrahimovic, Milan dhe Raiola as nuk kanë folur për Donnarumma e për më tepër për aspektin ekonomik.
Ditën e djeshme, Gazzetta Dello Sport shkruante se palët nuk janë larg vetëm prej pagës, por edhe për çështjen e kohëzgjatjes së kontratës. Milani do minimalisht ta rinovojë edhe me tre vite, kurse Raiola ta zgjatë edhe një vit tjetër. /abcnews.al

