Nuhiu prezantohet në Qipro, “gjiganti” dardan do të punojë me Bledar Kolën

schedule19:56 - 11 Shtator, 2020

schedule 19:56 - 11 Shtator, 2020

Vjen zyrtarizimi i kalimit të Atdhe Nuhiut në kampionatin qipriot të futbollit. 31-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës i dha fund aventurës 7-vjeçare me anglezët e Sheffield Wednesday, duke dalë lojtar i lirë.

APOEL Nicosia, që eliminoi Gjilanin e Mezanit pak ditë më parë në Europa League, u interesua për sulmuesin nga Prishtina dhe ky i fundit pranoi ofertën e ardhur nga rekordmenët e Qipros (28 tituj kampionë të fituar).

Dy vite ka firmosur Nuhiu me klubin e ri, teksa do të ketë si zëvendëstrajner Bledar Kolën, ish-mesfushorin e njohur të kombëtares kuqezi. “E mirëpresim Nuhiun në ekipin tonë, i urojmë fat dhe shpresojmë të fitojmë trofe së bashku“, shkruan APOEL në faqen zyrtare.

Një koment rreth largimit të Nuhiut ka bërë dhe Sheffield Wednesday. “Pjesë e jona prej shtatë viteve. Të urojmë shumë fat gjigant“, shkruan klubi anglez i Championship në Twitter. /abcnews.al