Belgjika ishte shteti i parë që vendosi pezullimin e kampionateve të futbollit në momentin që spërtheu pandemia e koronavirusit. Renditja aktuale u mor si përfundimtare dhe titulli kampion shkoi për Club Brugge.
Sezoni i ri ka nisur dhe këtë fundjavë zhvillohet java e pestë e kampionatit, që nis sonte në mbrëmje me duelin Eupen-Gent (20:45). Drejtuesit e futbollit belg po merren me rikthimin gradual të tifozëve në shkallët e stadiumeve.
Stadiumi i Eupen ka një kapacitet prej 8300 vendesh dhe sonte do të lejohet hyrja e 1600 tifozëve. Protokolli sanitar është shumë i rëndësishëm dhe Federata Belge e Futbollit (KBVB) ka kërcënuar klubet se do të marrë masa të ashpra nëse nuk zbatohet në mënyrë rigoroze. /abcnews.al