Ever Banega i dha fund aventurës me Sevilla. 32-vjeçari e mbylli me fitimin e Europa League aventurën me klubin spanjoll, aty ku fitoi tre herë kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në klube në pesë sezonet e kaluara në Andaluzi.
LEXO EDHE: Zyrtare: Firmos për tre vite, fantazisti i Sevillas zgjedh milionat arabe
Argjentinasi, i cili do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite tek ekipi i Al Shabab (ka firmosur një kontratë 3-vjeçare), nuk i ka përmbajtur lotët në konferencën e largimit nga Sevilla, teksa i kërkon falje Antonio Contes për debatin e bërë gjatë finales së Europa League.
▶️ ¡??????? ??????! ?? ?
The goodbye from a player who made us daydream… ✨?#WeareSevilla #Forever
— Sevilla FC (Europa League Champions ?) (@SevillaFC_ENG) September 11, 2020
“I kishim vënë detyrë vetes të fitonim Europa League dhe të kualifikoheshim në Champions. Ia arritëm t’i realizonim të dy objektivat dhe meritë kanë të gjithë pjesëtarët e këtij klubi të mrekullueshëm, të cilët na i thjeshtojnë gjërat ne lojtarëve me punën e tyre të përditshme.
LEXO EDHE: VIDEO/ “Të pres jashtë, pa merak!”, momenti kur Banega tërbon Conten
Dua të falënderoj tifozët e Sevilla për admirimin dhe mbështetjen që më kanë dhuruar prej ditës së parë. S’do i harroj kurrë. Debati me Conten në finale? Ishte një moment i nxehtë i finales së Europa League. I kërkoj falje Contes, më vjen keq nëse fjalët e mia e kanë shqetësuar“, thekson Banega. /abcnews.al