Të paktën shtatë persona janë vrarë gjatë protestave, të organizuara në Kolumbi për vdekjen e Javier Ordonez (46), i cili vdiq si pasojë e dhunës policore. Ordonez u arrestua për thyerje të rregullave të distancimit shoqëror pasi ky i fundit ndodhej në një bar duke pirë me miqtë. Ai vdiq në spital të mërkurën në mëngjes.
Ministri i Mbrojtjes Carlos Holmes Trujillo tha se pesë nga personat që vdiqën u qëlluan nga disa të panjohur. Ai gjithashtu ofroi një shpërblim për këdo që jep informacione që çon në kapjen e autorëve. Kryetarja e Bogotas, Claudia López tha se 248 persona ishin plagosur, nga të cilët 58 ishin qëlluar me armë zjarri. López shtoi se më shumë se 100 oficerë policie janë plagosur.
Ajo tha se policia nuk ishte udhëzuar të qëllonte mbi protestuesit, sidomos duke bërë dallime racore por kishte prova se pikërisht kjo kishte ndodhur në disa zona. Qindra protestues janë përplasur me oficerët jashtë stacionit të policisë ku u arrestua Ordonez. Ka pasur gjithashtu protesta në Soacha, në jug të Bogota, në qytetin e dytë më të madh të Kolumbisë, Medellín dhe në qytetin e Pereira. Më shumë se 70 automjete u dëmtuan, mes tyre nëntë autobusë.
Ministri i Mbrojtjes Carlos Holmes Trujillo tha se 1,600 policë shtesë do të vendosen në Bogota për të mbajtur nën kontroll protestat. s.ba/abcnews.al