Mallra kontrabandë, arrestohet 1 person dhe procedohet penalisht doganieri

schedule09:13 - 11 Shtator, 2020

schedule 09:13 - 11 Shtator, 2020

Një 54-vjeçar banues në Shishman, Kosovë, ka rënë në prangat e policisë për veprën penale në “Kontrabandë me mallra të tjera”.

Gjithashtu sipas policisë bëhet me dije se po procedohet penalisht  shtetasi V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, për shkak se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të 54-vjeçarit I. A.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Tropojë/Informacion

Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Procedohet penalisht dhe një doganier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë i shtetasin I. A., 54 vjeç, banues në Shishman, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan  100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!