Kur Alan Bean po kthehej në Tokë nga një udhëtim në Hënë, iu duk sikur rruga e kthimit ishte më e shkurtër. Me siguri, kështu jeni ndjerë edhe ju kur jeni kthyer nga çfarëdo udhëtimi. Ky fenomen është shumë i përhapur, gjë që i ka shtyrë shkencëtarët të përpiqen t’i japin një përgjigje.
Në fillim, ata theksuan se lidhet me familjaritetin me rrugën dhe objektet, pasi kur ne kthehemi, jemi më të vetëdijshëm për mjedisin ku po kalojmë, gjë që ndikon te ndjenja e kohës. Megjithatë, një efekt i tillë u vu re edhe në udhëtimet ajrore, pra duhet të ketë edhe të tjera arsye.
Në fakt, mendohet se fenomeni nuk lidhet me matjen e kohës, por me gjykimin që ne i bëjmë asaj. Kur nisemi për diku, i kushtojmë më shumë rëndësi kohës, si për shembull kontrollojmë orën, gjë që të jep ndjesinë sikur koha nuk po ecën.
Po kështu, jemi më të lumtur kur nisemi për në udhëtim, sesa kur kthehemi. Duke qenë se jemi të entuziazmuar, duket sikur duhet shumë kohë për të mbërritur në destinacion, ndërsa kur kthehemi, rrethanat ndryshojnë. l.k/abcnews.al