Një bombol gazi ka plasur në një banesë në fshatin Selitë në Cërrik e për pasojë kanë mbetur të plagosur pronari i banesës dhe mbesa e tij.
Sipas policisë dy të plagosurit K.Z., 18 vjeçe dhe I.Z., 81 vjeç janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se më pas ata janë transportuar drejt repartit të djegieve në Tiranë për shkak të dëmtimeve që kanë marrë si pasojë e flakëve. Ata kanë djegie të shkallës së tretë në pjesë të ndryshme të trupit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për pasojë banesa ka marrë flakë është djegur plotësishtë si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./m.v. abcnews.al