Abcnews.al zbardh pjesë të tjera dosja, ku SPAK zbuloi skandalin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë përmes përgjimeve ku rezultoi e përfshirë edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka.
Pasi Nejton Bali mori premtimin e avokatit Skënder Demiraj se për 6 mijë euro do i lironte vëllanë kontakton nënën e tij, Afërdita duke e vendosur në dijeni për të gjitha lëvizjet që po bënte dhe shumën e lekëve që duheshin për ta liruar Orionin, nga burgu në arrest shtëpie.
Nejtoni i thotë nënës se “kam biseduar me Orionin dhe i kam sqaruar se kam biseduar me Skënderin, i cili ka kërkuar fillimisht 6 mijë euro për 3 gjyqtarët, pasi duan secili nga 2 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë për të nxjerrë në arrest shtëpie. Edhe 4 mijë euro, shkojnë 10 mijë euro. Burri i huaj do 6 mijë euro si fillim, pasi ka tre gjyqtarë dhe nga dy secili për të mos llogaritur më pas Skënderin”.
E ëma, Afërdita shprehet e shqetësuar se ku do i gjejnë lekët, pasi është shumë e madhe. Ndërsa, djali i thotë se “duhen 7 mijë euro njëherë patjetër, pasi edhe Skënderi do ndonjë lek”. Më pas, Nejtoni në bisedën me nënën, i thotë se duhen patjetër shumë shpejt rreth 10 mijë euro, pasi në të kundërt Orioni rrezikon 5-10 vite burg. Trupa gjykuese e cështjes që liroi më pas Orion Balin ishte e përbërë nga Mimoza Margjeka, Etleva Temo dhe Olsi Xhavella. d.b/abcnews.al