Një 39-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi iu gjetën gjatë kontrollit 11 doza kokainë dhe një shumë parash të fituara nga shitja e lëndës narkotike. Shpërndarësi i arrestuar është 39 vjeçari me inicialet P.A.
Durrsaku rezulton me precedent penal, pasi ka qenë më parë i dënuar në Itali dhe Shqipëri po për drogë. Arrestimi i tij u bë në lagjen nr. 13, Plazh, ndërsa dozat e kokainës i kishte futur në një çantë dore. Policia i sekuestroi edhe celularin./db/abcnews.al