Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abazoviç: Rrëzuam regjimin e fundit autoritar në Europë, Serbia ndërhyri në zgjedhje

schedule22:42 - 9 Shtator, 2020

schedule 22:42 - 9 Shtator, 2020

Kryetari i URA-s, Dritan Abazoviç ka komentuar sërish rezultatin e zgjedhjeve të fundit të zhvilluara në Malin e Zi.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Abazoviç është shprehur se rezultati i zgjedhjeve është fundi i regjimit autoritar në Evropë, duke iu referuar kështu Milo Gjukanoviçit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në procesin e zgjedhjeve kishte ndërhyrë edhe Serbia.

“Ne kurrë nuk e kemi ndryshuar pushtetin, gjithmonë ndryshimet kanë ardhur me dhunë dhe lufta si në atë të parën ashtu edhe në Luftën e Dytë botërore. Çdoherë ndryshimet kanë ardhur si ka dashur Gjukanoviqi, është hera e parë që qytetarët janë bërë bashkë për ndryshim.Ne e kemi mundur regjimin e fundit autoritativ në Malin e Zi”, deklaroi Abazoviç.

Ndërkohë Abazoviç mes tjerash foli edhe për problemet që kishte Mali i Zi sipas tij nga Gjukanoviçi.

“14 vjet pas ne kemi ardhur në gjendje që të gjitha resurset shtetërore të përqendrohen tek dy-tre familje, ka pasur një manipulim të mediave dhe gjithçka tjetër. Deri tani Gjukanoviç dhe partia e tij janë ndjerë të paprekur. Ata kanë qenë të paprekshëm prej ligjit edhe pas gjithë atyre aferave publike.Ne kemi ardhur deri tek ndryshimi i madh politik pas vullnetit të jashtzakonshëm të qytetarëve”, ka thënë ai ndër të tjera.

Gjithashtu në intervistën e tij Abazoviç theksoi se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje dhe se Gjukanoviç e mundësoi influencën e kishës në zgjedhje në Mal të Zi.

Prap ka dal e para por me shumë më pak vota se herën e kaluar, kanë pësuar humbje në shumë qytetet që ishin të njohura për vota aty. Edhe në Podgoricë ka humbur mbi 20 mijë vota.Ka pasur ndërhyrje të Serbisë në rezultat, në çdo hulumtim që bëhet nëpër kisha se si institucioni që qytetarët e besojnë, DPS kanë fut kishën në këtë mes.Influenca e kishës ishte e dukshme në zgjedhje dhe rezultat” deklaroi Abazoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!