ABC News siguron foton e Mimoza Margjekës, gjyqtares së akuzuar se mori rryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për të dënuarin për transport të paligjshëm të emigrantëve, kundrejt një pagese prej 6000 eurosh.
Ajo akuzohet se ka marrë pagesën përmes bashkëshortit të saj Arben Cara, nga Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj.
Margjeka njihet si gjyqtarja që nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve lokale në Durrës vitin e shkuar. Ajo nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS që garoi vetëm, Valbona Sako.
Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj./m.v. abcnews.al
Mimoza Margjeka