Zgjerimi i Greqisë, Milo: S’ka marreveshje të fshehtë, në grupin negociator dhe ekspertë të opozitës

schedule16:57 - 9 Shtator, 2020

schedule 16:57 - 9 Shtator, 2020

Nga Erneta Shevroja

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo është i bindur që nuk ka marrëveshje të fshehtë dhe as negociata të fshehta për çështjen e detit mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj greke.

“Nuk ka marrëveshje të fshehtë. Nuk ka asnjë dokument të firmosur. Bisedimet kanë mbetur aty ku janë lënë gati para dy vitesh. Absolutisht asgjë nuk mund të bëhet pa dijeninë e Presidentit të Republikës, këtë e ka Kushtetuta, nuk e kanë individë të veçantë”

Deklaratën e kryeministrit grek, të bërë disa ditë më parë, për zgjerim në Detin Jon deri në 12 mijle, studiuesi i marrëdhënieve shqiptaro-greke, Paskal Milo e lexon në përputhje me konventat mvi të drejtat e detit.

“Çdo shtet bregdetar, çdo shtet që ka det përpara, parimisht ka të drejtë që të ketë një shtrirje në det si kufijtë territorial ose ujëra territorial deri në 12 milje, këtë të drejtë ia ka dhënë Konventa (Montego Bej). Edhe bufi e di që në rast se kufijtë ujorë midis dy shteteve nuk ka kaq shumë milje sa të dy shtetet të marrin nga 12 milje, atëherë do të ndajnë aq sa ka”

Disa herë në këtë intervistë për ABC NEWS, Milo theksoi përgatitjen që duhet të ketë grupi negociatorë, duke përmendur edhe tematikat ku duhet pasur shumë kujdes.

“Varet si e kupton preferencën ose atë që quhet përparësinë e dheut kontinental, siç është Shqipëria në këtë rast që përcakton kufirin e ujërave të vetë territorial ne raport me ishujt. Ishujt nuk mund të kenë përparësi si vijë bazë në raport me dheun kontinental. Kjo është punë e ekspertëve, prandaj duhen ekspertë të përgatitur”

Ish-ministri i Jashtëm është i idesë që grupi negociatorë aktual duhet të ndryshohet dhe pjesë e tij të jenë edhe të deleguar të opozitës.

“Pavarësisht se për kë votohet ka ekspertë shumë të mirë edhe nga opozita sot, ka ekspertë me integritet dhe duhet që ata patjetër të përfshihen”

Çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë u risollën në qendër të debatit pas një deklarate në parlament të kryeministrit grek, duke njoftuar dhe një vizitë të ministrit të jashtëm në Tiranës për këtë çështje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!