U largua pas 7 viteve nga Sheffield, Nuhiu mund të punojë me Bledar Kolën

schedule13:57 - 9 Shtator, 2020

schedule 13:57 - 9 Shtator, 2020

Atdhe Nuhiu i dha fund aventurës 7-vjeçare me Sheffield Wednesday në datë 1 gusht. Bomberi dardan ka dalë lojtar i lirë dhe po shqyrton ofertat që i kanë mbërritur.

E ardhmja e tij pritet të jetë kampionati qipriot, aty ku pëlqehet nga APOEL Nicosia. Gazeta Sheshi raporton se rekordmenët e futbollit qipriot (28 tituj kampionë) i kanë bërë një ofertë 31-vjeçarit nga Prishtina.

APOEL eliminoi Gjilanin e Mezanit pak ditë më parë në raundin e parë të Europa League pas triumfit 0-2 në shtesa në sfidën e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nëse “gjiganti” i sulmit të Kosovës pranon këtë ofertë, atëherë do të bashkohej me Bledar Kolën, ish-lojtarin e njohur të kombëtares kuqezi, i cili është zëvendës trajneri i APOEL. /abcnews.al